Pjesa e dytë e sezonit në Ligën e Parë të Malit të Zi do të fillojë më 21 shkurt, kështu u vendos në mbledhjen e Bordit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Malit të Zi.
Sutjeska e përfundoi si kampione vjeshtore me katër pikë më shumë se Mornari, dhe pesë më shumë se skuadra shqiptare Deçiqi.
Java e fundit luhet më 23 maj.
Pjesa e dytë e kampionatit në Ligën e Dytë fillon më 28 shkurt, dhe mbyllet më 23 maj, ku skuadra shqiptare Otrant Olimpik është favorite për t’u rikthyer në elitë.
Finalja e Kupës së Malit të Zi luhet më 28 maj.
Ndeshjet gjysmëfinale janë më 15 dhe 29 prill, ku janë dy skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi dhe Otrant Olimpik nga Ulqini.