Zidane arrin një marrëveshje në parim

- Bota Sot

Zidane arrin një marrëveshje në parim

Një nga lojtarët më të mëdhenj të futbollit në histori, Zinedine Zidane, ka arritur një marrëveshje në parim për tu bërë trajneri i ri i Kombëtares së Francës, por vetëm pas Kupës së Botës vitin e ardhshëm.

Zidane, puna e fundit e të cilit si trajner ishte në vitin 2021, kur u largua nga Real Madridi për herë të dytë në karrierën e tij, do të pasojë kështu Didier Deschamps në stolin e "Trikolorëve".

Si lojtar, Zidane e kishte fituar titullin botëror në vitin 1998, dhe tani do të përpiqet të arrijë të njëjtin qëllim si trajner, duke e udhëhequr brezin e ri të Francës drejt majave globale.

Sipas “le10sport”, Federata Franceze e Futbollit duhet të nxitohet ta zyrtarizojë tani Zidanen, pasi Real Madridi është kthyer në garë dhe mund të ndodhë ndonjë befasi e minutave të fundit.



Read it all at Bota Sot