Me oferta nga Polonia, Turqia e Japonia thotë gazetari italian Galetti!

- Bota Sot

Me oferta nga Polonia, Turqia e Japonia thotë gazetari italian Galetti!

Sipas Rudy Galettit, gazetarit të njohur italian që mbulon tregun ndërkombëtar të transferimeve, portieri i KF Shkëndija, Baboucarr Gaye, është shndërruar në një nga emrat më të kërkuar në merkato pas një sezoni historik me klubin tetovar.

27-vjeçari vlerësohet si portieri më i mirë i Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut dhe një nga performuesit më të spikatur në edicionin aktual të UEFA Conference League, ku Shkëndija shkroi histori duke u kualifikuar për herë të parë në fazën e grupeve dhe më pas edhe në fazën eliminatore të një gare evropiane.

Gaye ishte një nga figurat kyçe të këtij suksesi. Në Evropë ka zhvilluar 14 ndeshje, duke mbajtur 4 herë portën e paprekur, shpesh vendimtar në momente të vështira. Në kampionat, ai ka regjistruar 5 “clean sheet” në 11 paraqitje, ndërsa me përfaqësuesen e Gambisë ka luajtur 4 ndeshje, me një portë të paprekur.

Sipas Galettit, interesimi për Gaye është tashmë konkret, me klube serioze nga Turqia, Polonia dhe Japonia që po ndjekin nga afër situatën e tij dhe pritet të bëjnë lëvizje në javët ose muajt në vijim.

Pas një sezoni që tashmë ka hyrë në histori, gjithçka tregon se e ardhmja e Baboucarr Gaye pritet të shkojë përtej Maqedonisë së Veriut, ndërsa Shkëndija edhe një herë konfirmon rritjen e vlerës së saj në arenën ndërkombëtare.



Read it all at Bota Sot