Portieri Zheremi Vashu i Bylisit vendosi të braktisë ekipin në minutën e 42-të.
Protestë që nuk ishte parë ndonjëherë në Superiore, ndërsa Vora po fitonte me rezultatin 2:0.
Ndeshja në “Selman Stërmasi” është e vlefshme për javën e 18 të Superiores.
Nga faza e parë, Bylisi kishte kujtimin e fitores 2:1 në Ballsh.
Për largimin e Vashu nga fusha e blertë, gjyqtari Ermir Çelaj tregoi kartonin e verdhë. 31-vjeçari protestoi pasi hoqi dhe fanellën pasi doli nga vija kufizuese.
Për më tepër, Renato Beqaj si zëvendësues i tij u kap i papërgatitur.