Bellaj i gëzohet fitores: Ja si janë llogaritë tona për mbijetesën

- Bota Sot

Bellaj i gëzohet fitores: Ja si janë llogaritë tona për mbijetesën

Trajneri i Vorës, Arjan Bellaj, theksoi se fitorja e ekipit të tij ndaj Bylisit e kishte lehtësuar atë pikë së pari pasi pranoi se kishte qenë në pozita jo të këndshme për shkak të mungesës së rezultateve.

“Sigurisht, kjo fitore në radhë të parë ishte për mua se kemi që nga ndeshja me Tiranën që kemi luajtur këtu pa fitore, morëm dy barazime e humbëm katër ndeshje rresht, sigurisht me shpatulla për muri është trajneri.

Kjo është dhuratë për mua nga çunat për festat, mos harrojmë që në ndeshjen e parë me Partizanin jemi në shtëpinë tonë, do jemi më ndryshe atje, e njohim më shumë atë fushë, e njohin futbollistët dhe besoj se aty do të jemi një ekip ndryshe. Jo se kemi bërë keq, dua të përgëzoj ekipin se kaloi një vit, e këta djem e ngjitën ekipin dhe të tjerët, duke u bërë një ekip që llogaritet nga të gjithë.

Kemi dalë me kokën lart edhe kur kemi humbur.

Çdo ndeshje është e vështirë, nuk mendohet se do fitohet lehtë asnjë ndeshe. Ne kemi gëzuar edhe për barazime, për ekipin tim edhe mua është trepikësh që të iknim nga zona e ftohtë. Se me tre pikë mund të arrinte Flamurtari, Bylisi na kishte kaluar, Tirana me emër që ka e histori, vetëm rezultatet i mungojnë. Për këtë jam i kënaqur.

Goli që pësuam ishte thjesht në vendosjen, donte të tregohej individualist, siç e bën Kasalla.

Edhe në Elbasan e ka tepruar me driblimin, duhet t’i tërheqësh veshin. Me atë cilësi në zona të rrezikshme nuk duhet të humbasin, i fola, i bërtita, nuk duhet të luajmë thjesht kur je me shpinë, nga një vendim i gabuar pësuam golin. Ka ndodhur edhe herë tjetër.

Merkato? Sigurisht tani presim meqë fillojmë nga e para fazën e tretë, kam folur me presidentin, është në bisedime, që të gjejë futbollist më të mirë se këto që kemi, apo të kenë cilësitë e atyre që kërkojmë.

Se me dëmtimin e Hasës në fillim e sidomos Karricës, është problemi kryesor se jemi detyruar të luajmë me Kasallën në krah e na ik forca në mesfushë. Se Barjamaj me të janë organizatorë të mirë, duam anësorë të majtë që të mos dobësojmë qendrën. Për sulmuesit duhet të punojmë më shumë se mbaroi faza e dytë dhe kemi shënuar dy gola, është ngërç psikologjik, jo se nuk kanë cilësitë Felipe dhe Ruzgis që kemi.

Është herët, do flas me presidentin, e di ai, është dhurata më e mirë për një trajner që të arrinim ekipin, mbaroi faza e dytë, kishim objektiv të merrnim 11 pikë, morëm 9. Ne llogaritim që në çdo fazë të marrim 10 pikë që të kemi më të lehtë qëndrimin në Superiore”, tha Bellaj pas sfidës.



Read it all at Bota Sot