Ferizaj përcaktohet për anëtarin e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së?

- Bota Sot

Ferizaj përcaktohet për anëtarin e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së?

Lidhja Rajonale e Futbollit të Ferizajt ka bërë të ditur se zgjedhjet për anëtar të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së për mandatin 2026-2030 do të mbahen në javën e tretë të janarit përkatësisht me 17 janar.

Lakohet emri i Iljaz Mjakut se është më afër KE të FFK-së. Për faktin se siç flitet e përflitet ai ka marrë më shumë nënshkrime nga klubet dhe shkollat e futbollit në Ferizaj.

“Lidhja Rajonale e Futbollit në Ferizaj njofton se Bordi i saj në ka vendosur shpalljen e zjedhjeve për anëtar të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së për mandatin 2026-2030.

Ky vendim bazohet në Statuin e FFK-së dhe të LRF-së Ferizajt, duke garantuar një proces të hapur, transparent dhe demokratik.

Kuvendi do të mbahet më 17 janar 2026”, thuhet në njoftimin e publikuar para disa ditëve nga Lidhja Rajonale e Futbollit të Ferizajt.



Read it all at Bota Sot