Vllaznia u është kthyer fitoreve

- Bota Sot

Vllaznia u është kthyer fitoreve

Vllaznia u është kthyer fitoreve në kampionat pas 6 ndeshjeve radhazi në të cilat nuk shënonte suksese, falë të cilave kishte rrëshqitur pak nga pak në renditje.

Kuqeblutë kanë mundur me shifrat 3-2 Flamurtarin në “Loro Boriçi”, në një ndeshje e cila ka mbetur e hapur deri në fundin e saj.

Ndeshja nisi mirë për shkodranët, me dy gola të njëpasnjëshëm të Balajt që u duke se futën ndeshjen në shinat e duhura për ta.

Vendasit më pak ulën ndjeshëm ritmin dhe dukej se gjithçka po shkonte mirë, por para pushimit të sfidës Flamurtari shkurtoi diferencën dhe iu afrua edhe barazimit.

Gjithsesi, pak sekonda pas kthimit në fushë, erdhi goli i tretë i Vllaznisë me Jagon. Por në vijim Flamurtari përsëri shënoi dhe hapi ndeshjen deri në fund.

Megjithatë, vlonjatët nuk krijuan më ashtu siç mendonin, ndërsa shkodranët shpërdoruan mundësi të mira për të mbyllur ndeshjen, duke mbetur në ankth deri në vërshëllimën që mbylli takimin



Read it all at Bota Sot