Manchester City i Pep Guardiola-s është në bisedime të avancuara për të transferuar Antoine Semenyo-n, sulmues 25-vjeçar nga Bournemouth-i, në këtë merkato dimërore. Sipas BBC-së, klubi kampion i Anglisë udhëheq garën për lojtarin, i cili po kalon një formë të shkëlqyer në Premier League.
Semenyo, i lindur më 7 janar 2000 në Gana, luan si sulmues dhe mban fanellën me numrin 24 te Bournemouth-it. Me gjatësi 1,85 m dhe peshë 70 kg, ai ka regjistruar këtë sezon në Premier League 16 paraqitje, 8 gola, 3 asistime dhe 39 gjuajtje, duke luajtur gjithsej 1,637 minuta dhe duke marrë 4 kartonë të verdhë.
Sulmuesi afrikan ka tërhequr interesin e shumicës së klubeve kryesore të Premier League, përveç Arsenalit, por Manchester City duket më pranë sigurimit të shërbimeve të tij. Një faktor kyç është klauzola e kontratës së Semenyo-s, e cila lejon largimin e tij për 72 milionë euro, plus 5 milionë në variabla, vetëm nëse marrëveshja realizohet deri më 10 janar. Pas kësaj date, klauzola skadon.
Semenyo ka treguar karakter të fortë, duke shënuar dy gola menjëherë pas incidenteve me fyerje raciste, dhe së fundmi shënoi një gol dhe dha një asist në barazimin 4-4 ndaj Manchester United.
Në sfond, Manchester United duket se e ka hequr dorë nga shërbimet e tij, duke pranuar se City ka avantazh në këtë merkato. Kështu, kalimi i Semenyo te Manchester City duket gjithnjë e më i afërt.