Moriero, pas disfatës ndaj Vllaznisë: Humbëm në 30 sekondat e parë të pjesës së dytë

- Bota Sot

Moriero, pas disfatës ndaj Vllaznisë: Humbëm në 30 sekondat e parë të pjesës së dytë

Trajneri i Flamurtarit, Françesko Moriero, shprehu zhgënjimin pas humbjes 3-2 ndaj Vllaznisë, duke vlerësuar përpjekjen e futbollistëve, por duke theksuar gabimet që vendosën rezultatin.

“Më vjen keq që nuk morëm pikë në një ndeshje të rëndësishme. Çunat bënë atë që duhet, luajtëm si të barabartë, por humbëm pikë për shkak të disa situatave që nuk i menaxhuam mirë.

Për fat të keq, sa filloi pjesa e dytë, pësuam gol brenda 30 sekondash. Aty, për mendimin tim, humbëm ndeshjen,” tha Moriero.

Trajneri shtoi se skuadra duhet të përmirësohet në disa gabime individuale: “Një lojtar bëri penallti me mbrojtje të vendosur, nuk ka lidhje me organizimin tonë. Sulmuam me pesë lojtarë dhe luajtëm ndeshje të madhe, por duhet të punojmë për të përmirësuar detajet.”

Moriero e mbylli deklaratën duke theksuar se kjo humbje është një mundësi për të analizuar dhe përmirësuar skuadrën për sfidat e ardhshme:

“Jemi këtu për të punuar dhe për t’i korrigjuar gabimet individuale, që nuk duhet të përsëriten.”



Read it all at Bota Sot