Balaj pas fitores: Shumë njerëzve në Shkodër u dhemb zemra për Vllazninë

- Bota Sot

Balaj pas fitores: Shumë njerëzve në Shkodër u dhemb zemra për Vllazninë

Bekim Balaj ishte protagonist i fitores së Vllaznisë me dy gola të shënuar përballë Flamurtarit, duke u ngjitur në kuotën e 10 golave në kampionat.

Por mbi të gjitha ai i është gëzuar fitores në një moment vështirësie të kuqebluve.

“Mua më kishte munguar goli, i lumtur që shënova 2 sot dhe na ndihmuan të fitojmë.

Të them të drejtën unë e njoh veten, në një farë mënrye nuk kam qenë ndonjëherë një goleador 20 gola plus gjatë karrierës

. Kudo që kam luajtur kam punuar shumë për skuadrën, jam shpërblyer me gola, po jo me shifra të frikshme.

Këtu kam ambientuar dhe afrohem më shumë por për Balajn është më mirë të ndihmoj ekipin.

Ka ndeshje që nuk shënoj por mundohem të jem aty dhe të ndihmoj skuadrën.

Të them të drejtën në fazë të dytë na ka munguar fati, kemi pasur shumë të dëmtuar, ka qenë e pamundur të përformojmë e të jemi skuadra e fazës së parë.

Pastaj një krizë, që e futëm veten, ambienti e shtyn në një krizë që për mua nuk ka qenë.

Kemi pasur mungesa, problemet kanë qenë aty, kam pasur edhe unë të miat, por kemi shtrënguar dhëmbët dhe jemi munduar të japim maksimumin.

Me këta lojtarë që kemi, në gjendjen më të mirë, Vllaznia nuk ka probleme për të luajtur dhe për të bërë ato paraqitje që ka bërë.

Të them të drejtën kur më kontaktoi drejtori e më tha nesër, realisht më erdhi mirë që m’u dha mundësia, ndoshta e fundit. Ishte si kapiten skuadre, por edhe si natyrë nuk fshihem para vështirësive, jam i vetëdijshëm që kemi kaluar momente të vështira, por jam aty për të shtyrë veten dhe çunat për të ngritur kokën. Jemi në Shkodër, në një ambient të vështirë ku vështirësitë nuk kalohen lehtë.

Përjetohen më ndryshe se të gjitha ekipet dhe ishte momenti që t’i dalim në ballë, të themi që e dimë që jemi në moment të vështirë.

Por edhe në këtë moment kërkojmë përkrahjen e tifozëve të Shkodrës.

Pasi e dimë që shumë njerëzve në Shkodër u dhemb zemra për Vllazninë, por kanë braktisur shkallët e stadiumit dhe janë kthyer ne kritikë rrjetesh sociale ndaj skuadrës. Kështu që ishte momenti të vijnë në shkallët e stadiumit dhe kritikat e çfarë kanë, t’i bëjnë aty, por të mbështetin skuadrën të dalë nga kjo situatë e sikletshme”, tha Balaj.



Read it all at Bota Sot