Argjëria nisi fuqishëm aventurën në Kupën e Kombeve të Afrikës (CAN) 2025, duke mposhtur Sudanin 3:0 në ndeshjen e parë të Grupit E, të zhvilluar në stadiumin ‘Moulay Hassan’ në Rabat.
Dy golat e parë u shënuan nga kapiteni Riyad Mahrez (2’, 61’), ndërsa zëvendësi Ibrahim Maza vulosi rezultatin në minutën e 85-të, duke shënuar golin e tij të parë.
Takimi u karakterizua nga një dominim i algjerianëve dhe një avantazh numerik që erdhi pas nxjerrjes me karton të kuq të lojtarit sudanez Salah Adil në fund të pjesës së parë.
Portieri i ri i Algjerisë, Luca Zidane, i biri i legjendarit Zinedine Zidane, shfaqi siguri, duke shpëtuar rreziqe të shumta, përfshirë një gjuajtje të Yasser Aëad dhe një tjetër të Abdelrazig Omer.