Fushë Kosova anulon zgjedhjen e sportistit të vitit, kjo është arsyeja

- Bota Sot

Fushë Kosova anulon zgjedhjen e sportistit të vitit, kjo është arsyeja

Fushë Kosova ka anuluar zgjedhjen e sportit të vitit 2025.

Drejtori i ri për Kulturë, Rini dhe Sport i Komunës së Fushë Kosovës, Ylber Kelmendi, tregon arsyet.

“Ju njoftojmë se gjatë këtij viti Komuna e Fushë Kosovës nuk do të mund ta organizojë ceremoninë tradicionale “Sportisti i Vitit”.

Ky vendim nuk ka qenë i lehtë për Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, duke qenë se jemi të vetëdijshëm për rëndësinë që kjo ceremoni ka për vlerësimin dhe motivimin e sportistëve tanë, të cilët me përkushtim dhe sakrificë e përfaqësojnë komunën tonë gjatë gjithë vitit.

Fatkeqësisht, për shkak të mungesës së mjeteve financiare, si pasojë e shpenzimit të plotë të buxhetit nga qeverisja e kaluar, Komuna dhe Drejtoria që drejtoj nuk kanë pasur mundësi reale për ta realizuar këtë aktivitet.

Si Drejtor, ju kërkoj ndjesë për këtë pamundësi, duke ju siguruar se respekti dhe vlerësimi ynë për sportin mbetet i pandryshuar.

Ju sigurojmë se në vitin e ardhshëm ceremonia “Sportisti i Vitit” do të rikthehet dhe do të organizohet në mënyrë dinjitoze, ashtu siç e meritojnë sportistët e Komunës së Fushë Kosovës.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj”, njofton Kelmendi.



Read it all at Bota Sot