Rashford: Barcelona më motivon

- Bota Sot

Rashford: Barcelona më motivon

Marcus Rashford ka pranuar se ndihet më i motivuar për të pasur sukses te Barcelona, duke theksuar se nuk ekziston një “presion i keq” në klubin spanjoll.

Sulmuesi anglez u bashkua me gjigantët katalanas në huazim nga Manchester United këtë sezon, pas një periudhe të vështirë te klubi anglez, dhe ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë 11 asistime në 24 paraqitje.

28-vjeçari tha për Sport: “Arsyeja pse punoj kaq shumë është sepse dua të fitoj. Barcelona është një klub fantastik, i njohur për fitoret. Ky është lloji i presionit që dua të kem – nuk është presion i keq, por një presion që pres me padurim.”

Rashford shtoi se ndihet i mirëpritur që nga dita e parë dhe fokusohet të ndihmojë skuadrën të fitojë trofe. Ish-ylli i Manchester United ka përjetuar periudha të vështira në Angli, duke kaluar nëpër gjashtë trajnerë të ndryshëm dhe duke humbur vazhdimësinë në performancë.

Suksesi i Rashford te Barcelona vjen në një moment kur edhe ish-lojtarët e tjerë të United po shfaqin formë të lartë jashtë Premier League, si Antony te Real Betis apo Scott McTominay te Napoli, duke treguar se ambienti dhe presioni i duhur mund të ndikojnë thelbësisht te lojtarët. 



Read it all at Bota Sot