Nuno Tavares mund të transferohet në Arabinë Saudite në afatin kalimtar dimëror, pasi Al-Ittihad po tregon interes për mbrojtësin e majtë të Lazio.
Tavares mbërriti në ekipin romak më 2024 nga Arsenali, fillimisht si huazim, dhe në janar Lazio bleu kontratën e tij për pesë milionë euro.
Këtë sezon, futbollisti portugez ka luajtur 10 ndeshje për Lazion, por në pesë ndeshjet e fundit të Serie A ai ka qenë tri herë në bankën rezervë.
Mediat italiane raportojnë se ka pasur komunikim midis Al-Ittihad dhe Lazio, dhe se Tavares (25) është i prirë të transferohet në klubin saudit.
Lazio gjithashtu do të përfitonte nga paratë nga shitja e futbollistit portugez, pasi mund të financonte transferimet e nevojshme në afatin kalimtar të janarit. Arsenali do të përfitonte gjithashtu nga shitja e Tavares, të cilit i takon 40 për qind e tarifës së transferimit, raporton KosovaPress.