Lëndimi i gjatë i Jamal Musiala ka bërë që Bayern Munih të zbulojë një yll të ri: shtatëmbëdhjetë vjeçarin Lennart Karl.
Me mungesën e Musiala dhe largimin e Thomas Muller e Leroy Sane, skuadra ishte detyruar të kërkonte zëvendësues brenda akademisë së vet, ku Karl kishte shfaqur talentin e tij duke fituar vend të rregullt në formacionin startues të klubit bavarez.
Që nga debutimi i tij me Club Brugge dhe Borussia Monchengladbach, Karl është bërë golashënuesi më i ri i Bayern në Champions League dhe i treti më i ri në Bundesliga. Vetëm një vit pasi po luante me ekipin U19, ai tashmë konsiderohet kandidat për përfshirje në skuadrën e Gjermanisë për Botërorin 2026.
Drejtori Ekzekutiv i Bayern Munich, Jan-Christian Dreesen, e ka komentuar këtë zhvillim, duke theksuar se zbulimi i Karl tregon se akademia e Bayern mund të ofrojë lojtarë me potencial të madh.
“Konkurrenca gjithmonë ndihmon për të përmirësuar performancën e përgjithshme.
Lennart Karl ka bërë një punë të shkëlqyer dhe jemi shumë të lumtur që Musiala po rikthehet në stërvitje.
Kjo tregon se rruga që po ndjekim është e duhura dhe jep mundësi të reja për talentet e rinj”, ka thënë ai.