Bllaca largohet nga Gjilani pas gati një dekade

- Bota Sot

Bllaca largohet nga Gjilani pas gati një dekade

Portieri Aridon Bllaca ka konfirmuar ndarjen me klubin e futbollit Gjilani, duke i dhënë fund një kapitulli që zgjati pothuajse dhjetë vjet.

Gardiani e bëri të ditur vendimin përmes një postimi emocional në rrjetet sociale, ku theksoi se largimi vjen si pjesë e një hapi të rëndësishëm për vazhdimin e karrierës së tij.

Bllaca iu bashkua Gjilanit në moshë të re dhe u largua si një nga figurat më të qëndrueshme të skuadrës ndër vite.

Në mesazhin e tij, ai falënderoi drejtuesit e klubit, trajnerët, bashkëlojtarët, stafin dhe tifozërinë “Skifterat”, të cilët i cilësoi si mbështetje konstante që nga dita e parë.

\Portieri u shpreh se do t’i mbajë me vete momentet më të bukura me fanellën kuqebardhë dhe nuk përjashtoi mundësinë që rrugët me Gjilanin të kryqëzohen sërish në të ardhmen.



Read it all at Bota Sot