Prioritet mbetet mesfusha

- Bota Sot

Prioritet mbetet mesfusha

Lazio mund të operojë lirshëm në merkato pas vendimit të komisionit të pavarur që monitoron financat e klubeve italiane.

Kufizimet janë hequr dhe trajneri Mauricio Sarri ka mundësi të planifikojë përforcime për pjesën e dytë të sezonit.

Prioritet mbetet mesfusha, ku Sarri kërkon një mesfushor cilësor për të forcuar ekuilibrin e skuadrës.

Emra si Loftus-Çik dhe Samarxhiç janë në radarin e klubit, por kostot e kartonit mund të bëjnë të nevojshme alternativa më të përballueshme si Breshianini.

Në sulm, ardhja e Lorenco Insinjes pritet të sjellë kualitet dhe eksperiencë, por nuk mjafton për të mbuluar të gjitha nevojat. Lazio po mendon rikthimin e Keita Baldé, i cili mund të sjellë fleksibilitet dhe alternativë pa ndikuar te limitet e skuadrës.

Ky plan merkatoje synon të përforcojë skuadrën menjëherë, duke i dhënë Sarrit mjetet për të luftuar për objektivat e sezonit dhe për të ndërtuar një ekip konkurrues në Serie A dhe Europë.



Read it all at Bota Sot