Ibrahimoviç: Do të shkoj në shtëpinë time të dytë, Kosovën

- Bota Sot

Ibrahimoviç: Do të shkoj në shtëpinë time të dytë, Kosovën

Futbollisti Arijon Ibrahimoviç  ka dhënë një intervistë për mediat në Gjermani ku mori një pyetje në lidhje se ku do t’i kalojë pushimet dimërore.

A do të shkoni në Munih ishte pyetja e gazetarit që bëri mesfushorin, të flas pak edhe për vendlindjen e prindërve të tij, Kosovën.

“Unë jam vendas i Nurembergut, kështu që së pari do të jem në Nuremberg.

Pas kësaj, do të shkoj në shtëpinë time të dytë, Kosovën, për disa ditë. Do të kaloj disa ditë të mrekullueshme atje”, u shpreh Ibrahimoviç.

Kujtojmë që futbollisti për momentin është pjesë e Gjermanisë U21, por së shpejti ka gjasa t’i bashkohet Kosovës.



Read it all at Bota Sot