Barcola drejt largimit nga PSG

- Bota Sot

Barcola drejt largimit nga PSG

Anësori i talentuar i PSG-së, Bredli Barcola , po lidhet me një largim të mundshëm nga kryeqyteti francez, me Bajernin e Mynihut që përmendet si një nga klubet e interesuara.

Burime pranë “Le Parisien” sugjerojnë se Bajerni mund të jetë gati të bëjë një lëvizje për yllin e PSG, Bredli Barcola .

Gjigantët e Ligë 1 thuhet se i kanë ofruar 23-vjeçarit një kontratë të re, por Barcola nuk është i gatshëm ta zgjasë marrëveshjen aktuale.

Megjithatë, një transferim verën e ardhshme do të ishte ende shumë i kushtueshëm, pasi sulmuesi ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2028.

Verën e kaluar, bavarezët iu afruan Barcolas, por PSG e bllokoi menjëherë lëvizjen dhe Bajerni përfundimisht nënshkroi me Luis Díaz. Për 23-vjeçarin po diskutohet një tarifë transferimi rreth 100 milionë euro.



Read it all at Bota Sot