Shok me shqiptarin e Kosovës, trajneri kroat që po çmend serbët!

- Bota Sot

Shok me shqiptarin e Kosovës, trajneri kroat që po çmend serbët!

Legjenda e futbollit kroat, Igor Shtimac, aktualisht kryetrajner i skuadrës së Zrinjski nga Mostari i Bosnjës dhe Hercegovinës, është sikur një ferr për serbët!

Ndryshe Igor Shtimac, dikur ka qenë bashkëlojtar me Ardian Koznikun në Hajduk të Splitit dhe kombëtaren e Kroacisë. Shtimac është shok me Ardian Koznikun, legjendën e futbollit të Kosovës.

Mediat në Serbi merren shumë me emrin e Shtimacit madje ia kanë frikën shumëë. 

Media serbe “Kurir” shkruan me frustrim për trajnerin Shtimas.

“Është e pabesueshme ajo që bën një trajner nga Kroacia në Bosnjë dhe Hercegovinë nga muaji në muaj

Trajneri i Zrinjskit nga Mostari, Igor Shtimac, pozoi me një tutë me një model që ka fushën e parë të bardhë, e cila ishte stema zyrtare e Shtetit të Pavarur të Kroacisë, një krijim nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Çfarë është edhe më keq, në dorën e djathtë Igor Shtimac mbante një pajisje të vogël elektronike me shkurtesën ZDS të shkruar mbi të, e përkthyer si Gati për Atdhe. Ishte përshëndetja kroate e ustashëve nga viti 1941”, - shkarravit mes të tjera media serbe. 

Ky medium serb shkruan me siklet: “Igor Shtimac ka bërë deklarata të paarsyeshme më parë, siç thoshte"kroatët identifikohen me këngëtarin Marko Perkoviq Thompson", dhe ai kurrë nuk e ka fshehur më parë armiqësinë e tij ndaj Sinisha Mihajlloviqin, edhe pasi Miha ndërroi jetë.

Më në fund, pyetja e vërtetë është: Çfarë tjetër po bën ky njeri në sport dhe pse nuk është përjashtuar përgjithmonë?!”.



Read it all at Bota Sot