Havertz afër rikthimit

- Bota Sot

Havertz afër rikthimit

Jo vetëm në Premier Ligë dhe Ligën e Kampionëve! Arsenali preu biletën për të avancuar më tej edhe në gjysmëfinalen e “EFL Cup”, ku eliminoi Kristal Palas pas 16 penalltive të ekzekutuara.

Teksa tashmë në gjysmëfinale e pret derbi me Çelsin, më 14 janar.

Por “Topçinjtë” kanë marrë edhe një lajm të mirë. Sulmuesi i Arsenalit, Kai Havertz, ka rifilluar stërvitjen me ekipin e parë, duke shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e tij të rikuperimit.

Lojtari gjerman pësoi një dëmtim në gju gjatë ndeshjes hapëse të Arsenalit në kampionatin anglez të futbollit, pikërisht kundër Mançester Junaitid, gjë që kërkoi edhe një ndërhyrje kirurgjikale që e mbajti larg fushave për një kohë të gjatë lojtarin.

Fillimisht, pritej që ai të kthehej në aksion më shpejt; megjithatë, komplikimet gjatë rehabilitimit të tij, përfshirë një rikthim të raportuar në nëntor, zgjatën afatin kohor. Duke u ribashkuar tani me skuadrën, Havertz po riintegrohet gradualisht në seanca të plota stërvitore me shokët e tij të ekipit dhe me shumë mundësi ndeshjet e para të fillimit të vitit të ardhshëm do ta gjejnë në dispozicion të trajnerit Mikel Arteta.

Gjigantët anglezë të Arsenalit po synojnë që të përforcojë portën sa i takon të ardhmes.

Sipas raportimeve të mediave portiere me origjinë dardane, Diant Ramaj është vënë në vëzhgim të gjigantit londinez, ku shihet si një alternativë për portierin spanjoll David Raja.

Madje mund të thuhet se skautët e Arsenalit kanë udhëtuar në Gjermani,ku kanë parë paraiqitjet e Ramajt me skuadrën aktuale, Heidenhaim, ku janë impresionuar nga paraqitjet e tij në këtë sezon.

Megjithatë mbetet të shihet në javët në vazhdim se nëse Ramaj do të transferohet në Premier Ligë, apo do të rikthehet tek Borusia Dortmund, klub që ka në zotërim kartonin e tij. Kujtojmë që Diant Ramaj është në huazim tek Haidenheim, pikërisht nga gjermanët e Borusia Dortmund.



Read it all at Bota Sot