Qendra e Unifikuar e Koordinimit të Kërkim-Shpëtimit, me ndihmën e dy anijeve të Rojës Bregdetare dhe një helikopteri të Forcave Ajrore greke, kanë shpëtuar 52 migrantë në dy operacione të veçanta në Detin Egje.
Kërkimet vazhdojnë për të gjetur një djalë të huaj të zhdukur në Farmakonissi dhe në detin pranë tij, pas shpëtimit të 13 të huajve në ishull.
Ishulli shtrihet në lindje të ishujve Patmos dhe Lipsi. Ndërkohë, Qendra koordinoi gjithashtu shpëtimin e 39 të huajve në një anije 44 milje detare në jug të Kali Limenes, në jug të Kretës.
Operacioni u krye nga një anije e Rojës Bregdetare dhe të huajt u transportuan në portin e Kali Limenes, raporton AMNA, përcjell KosovaPress.