Kupa e Afrikës, e cila ka nisur më 21 dhjetor në Marok dhe që do të luhet deri më 18 janar, është ndalur në Ditën e Krishtlindjes, ndërsa ndeshjet në fazën e grupeve do të nisin të premten.
Dhe dita e pushimit ishte një mundësi e mirë për të bërë disa reflektime për të ardhmen, veçanërisht pas njoftimit të presidentit të Konfederatës së Futbollit të Afrikës, Patris Motsepe, që duke nisur nga 2028-ta ky aktivitet do të zhvillohet çdo katër vjet jo më një herë në dy vite sikurse ishte deri më tani.
Një ndryshim i motivuar me nevojën e harmonizimit të kalendarti futbollistik botëror, por që në fakt ka krijuar dy fraksione, mes të cilëve edhe ato që e konsiderojnë një mungesë respekti dhe një përkulje ndaj dëshirave të FIFA-s. Por ekziston dhe një grup që e cilëson një rritje të mundësisë për ta bërë më tërheqës futbollin e kontinentit. Ata që kanë shprehur kritikat e para janë trajnerët e Malit dhe të Ugandës, pikërisht belgët Tom Sent dhe Pol Pot.
“Që nga 1957-ta Afrika e organizon Kupën e saj një herë në dy vjet, tani thonë çdo katër vjet. Nuk është e drejtë. Afrika duhet respektuar – thotë trajneri i Malit, Tom Sent – Ndoshta problemi qëndron tek Kupa e Botës për kombet dhe ajo e klubeve?”. Një kritikë direkt ndaj FIFA-s së Xhani Infantinos, i cili përfundoi në kritikat e trajnerëve afrikavë, të cilëve futbollistët iu vunë në dispozicion vetëm një javë përpara aktivitetit, veçanërisht ata që luajnë në Europë.
“Dy nga lojtarët e mi janë dëmtuar pikërisht në ndeshjet e fundit me klubet”, ka theksuar Sentfit. Të tjerët kanë qenë më të hapur për ndryshimet e reja në diskutimet e tyre. “Ka dhe anë pozitive, por dhe anë negative”, ka thënë Valid Regragui, trajneri i Marokut. “Sigurisht formati një herë në dy vite i ka lejuar shumë skuadra që të zgjohen, apo të krijojnë me shpejtësi një goditje nokauti”.
“Është një sfidë e re për stafin teknik dhe lojtarët në një turne në të njëjtin nivel dhe përballë një publiku të madh”, ka konfirmuar trajneri i Tunizisë, Samir Trabelsi. Pak surprizë, për më tepër, kapiteni i Algjerisë
Rijad Mahrez, që është kthyer në një zëdhënës për mbështetësit e tij. “Mendoj që do të bëhet një kompeticion më atraktiv”. Në brendësi të Konfederatës së Futbollit të Afrikës, Motsepe është kritikuar që ka zyrtarizuar këtë ndryshim të ri.
“Nuk është konsultuar me Komitetin Ekzekutiv përpara njoftimit. Kemi mbetur të surprizuar sepse këto janë çështje organizative që kërkojnë diskutime të thelluara përpara se të merret një vendim përfundimtar”, ka deklaruar për Agjencinë franceze të Lajmeve, AFP, një burim nga Konfederata e Futbollit të Afrikës.