Rikthehet çështja “Çalhanoglu”, palët nisin bisedimet për rinovim

- Bota Sot

Rikthehet çështja “Çalhanoglu”, palët nisin bisedimet për rinovim

Emri i Hakan Çalhanoglu rikthehet të jetë sërish në modë, pasi e ardhmja e mesfushorit turk në Milano vijon të jetë e paqartë. Çalha ka një kontratë që skadon në verën e vitit 2027. Siç raportohet nga burime të besueshme, të ardhmen e Calhanoglu te Inter do ta përcaktojnë vendimet që do të merren gjatë gjashtë muajve të ardhshëm.

Interi është në bisedime për rinovimin e kontratës me Calhanoglu, por, sipas burimeve të brendshme, nëse këto bisedime nuk arrijnë në një marrëveshje, klubi mund të vendosë ta shesë mesfushorin gjatë merkatos së verës së ardhshme.

Për momentin, Interi ka disa opsione në dorë. Nëse Calhanoglu vendos të qëndrojë, klubi mund të rinovojë kontratën e tij, duke i ofruar mundësinë për të vazhduar në Milano. Por, nëse nuk arrihet një marrëveshje, atëherë Interi mund të shfrytëzojë mundësinë për ta transferuar atë dhe për të fituar një shumë financiare nga shitja e tij.

Dy gjigandët e futbollit turk, Gallatasaray dhe Fenerbahçe vijojnë të qëndrojnë në dritare e të gatshme për tu rifutur në bisedime me mesfushorin zikaltër, nëse ky i fundit vendos të largohet nga Milano.



Read it all at Bota Sot