Napoli po përballet me kufizime të forta në merkaton e janarit për shkak të detyrimit për të operuar me bilanc financiar zero.
Kjo situatë po ndikon drejtpërdrejt në planet e klubit dhe të trajnerit Antonio Konte, i cili ishte në kërkim të përforcimeve në mesfushë.
Objektivi kryesor, Kobie Maino i Mançester Junajtid, duket gjithnjë e më i largët, pasi çdo afrim i ri duhet të shoqërohet patjetër me largime që krijojnë hapësirë ekonomike.
Napoli shpreson të kompensojë mungesat përmes rikthimit të De Brojne dhe Anguisa, të cilët do të forcojnë repartin në muajt e ardhshëm. Në dalje, disa lojtarë me pak hapësirë janë kandidatët kryesorë për t’u larguar.
Ndërkohë, edhe e ardhmja e Lorenco Lukës mbetet e paqartë, me interes konkret nga Premier League. Uest Hem po e ndjek sulmuesin dhe një huazim në Angli duket gjithnjë e më i mundshëm.
Në këto kushte, Napoli do të duhet të tregojë kujdes maksimal në merkato, duke u fokusuar më shumë te balancat financiare sesa te goditjet e bujshme.