E ardhmja e Lewandowskit është e paqartë

- Bota Sot

E ardhmja e Lewandowskit është e paqartë

E ardhmja e Robert Lewandowskit do të jetë teme diskutimi këto muaj në Barcelonë. ‘Nuk e kam me ngut marrjen e një vendimi’-është shprehur polaku herën e fundit kur u pyet në lidhje me këtë çështje në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së Ligës së Kampioneve mes Brugge dhe Barcelonës.

Lewandowski, duke qenë se ky mund të jetë viti i fundit i tij në superelitën e futbollit nuk dëshiron të humbasë asgjë, madje as udhëtimet jo komode sic ishte ai i ndeshjes së Kupës ndaj Guadalajara ku ai deshi të shkojë edhe pse e dinte se nuk mund të luante për shkak të problemeve muskulare.

Megjithatë, ka shenja që të lënë të mendosh se Robert Lewandowski është pranë largimit nga Barcelona. Sulmuesi polak e ka humbur protagonizmin në këtë sezon. Ferran Torres ka fituar terren kundrejt tij dhe mund te konsiderohet si qendërsulmuesi titullar i Barcelonës. Për më tepër, në moshën 37 vjeçare, ndonëse është një sportist shembullor, Lewandowski nuk ka mundur dot të evitojë dëmtimet. Ai u dëmtua në fazën parasezonale, me kombëtaren e Polonisë në tetor dhe tani nuk po luan prej disa ndeshjesh për shkak të problemeve fizike.

Sipas të përditshmes ‘Mundo Deportivo’, përpara dy javësh, Lewandowski dhe agjenti i tij Pini Zahavi u takuan në Barcelonë me Drejtorin Sportiv të Chicago Fire, Gregg Berhalter që ka shfaqur interesin e tij për futbollistin. Ky takim konfirmon se e ardhmja e Lewandowskit është ende e hapur ndaj çdo opsioni. Edhe te Barcelona pritet vendimi i sulmuesit  në mënyrë që Deco të nisë punën e tij në rast se ai do të vendosë të largohet.

Klubi katalanas dëshiron të jetë i respektueshëm me futbollistin që ka pasur një sjellje të shkëlqyer në 4 sezonet e tij te Barcelona, por drejtuesit e tij kuptojnë gjithashtu se është momenti që të bëhet një hap para, në fillim me rinovimin e kontratës së Ferran Torres dhe më pas me kërkimin e një sulmuesi tjetër.

Ndërkaq, mësohet se agjenti i futbollistit Pini Zahavi do të zhvillojë edhe një takim me drejtues të Ligës Arabe të Futbollit dhe ky takim mund të përcaktojë shumë në lidhje me të ardhmen e Lewandowskit. Opsioni që futbollisti të luajë në kampionatin e vendit arab për 2 sezone është real, por edhe përfitues në aspektin financiar për lojtarin duke qenë se oferta nga Arabia është shumë më e lartë se ajo e skuadrës së Chicago Fire.



Read it all at Bota Sot