Shqipëria dhe Kosova në një kombëtare? Flet Armand Duka

- Bota Sot

Shqipëria dhe Kosova në një kombëtare? Flet Armand Duka

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka deklaruar se, për sa kohë mbeten dy shtete, secili do të ketë ekipin e vet, por ai nuk e mohon mundësinë e një të ardhmeje ku shqiptarët mund të luajnë nën një Kombëtare të përbashkët.

“Ne duhet të kemi një Kombëtare. Por kjo nuk varet nga unë. Unë kështu e mendoj, por nuk kemi gjë në dorë,” tha Duka, duke theksuar se realiteti politik përcakton edhe strukturën e futbollit.

Ai argumentoi se një bashkim do të sillte përfitime të mëdha, jo vetëm për futbollin: “Për sa kohë jemi dy shtete më një komb, do kemi dy ekipe, dy kampionate. Nëse jemi bashkë jemi një vend më i madh, kemi potencial më shumë, jemi treg më i madh. Në të gjitha këndvështrimet është më mirë mendoj, jo vetëm në futboll.”

Duka gjithashtu vlerësoi përfaqësuesen e Kosovës, duke e cilësuar si një skuadër cilësore që po shfaq talent dhe arritje në arenën ndërkombëtare. Por theksi i tij mbeti tek ideja se bashkimi i dy ekipeve një ditë mund të ofrojë një platformë më të fortë dhe një mundësi më të madhe për të synuar sukseset më të mëdha në futboll.



Read it all at Bota Sot