Bekim Balaj drejt thyerjes së rekordit

- Bota Sot

Bekim Balaj drejt thyerjes së rekordit

Vllaznia fitoi 3-2 ndaj Flamurtarit dhe u rikthye te 3 pikët pas 6 javësh.

Por jo vetëm kaq, kjo sfidë riktheu edhe Bekim Balajn te golat.

Kapiteni i shkodranëve shënoi dopietë për t’i dhënë fitoren të tijve. Me këtë gol sulmuesi arrin në kuotën e 10 golave në 18 ndeshje kampionat, duke kryesuar listën e golashënuesve.

Tashmë 34-vjeçari po shkon drejt thyerjes së rekordit personal.

Sezonin e kaluar e mbylli me 19 gola, teksa në këtë sezon pas 18 javësh ka shënuar 10 gola.

Është edhe pjesa e dytë e sezonit për t’u zhvilluar dhe mundësia për të arritur këtë rekord personal është shumë real, por gjithsesi mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në javët në vazhdim.



Read it all at Bota Sot