“Abissnet Superiore” ka ulur siparin për këtë vit kalendarik.
Kampionati ka përfunduar dy fazat e para të tij, teksa deri më tani janë luajtur 18 ndeshje. Egnatia e ka mbyllur vitin 2025 në krye, duke u kurorëzuar si kampione e dimrit.
Pas rrogozhinasve vjen Elbasani me 33 pikë të grumbulluara, 4 më pak se vendi i parë dhe 1 më tepër se Dinamoja e vendit të tretë.
Ndërkohë, 4-shja më e mirë plotësohet nga Vllaznia, e cila në këto 18 javë kampionat ka siguruar 30 pikë.
Ndërkohë renditja mbyllet nga Tirana. Një klub emblemë i futbollit shqiptar, që këtë sezon po vuan në fundin e tabelës së klasifikimit.
Bardheblutë kanë mundur të sigurojnë 10 pikë, teksa deri tani numërojnë vetëm 1 fitore në 18 ndeshje të luajtura/