Shqiptari nis misionin për lojtarin serb

- Bota Sot

Shqiptari nis misionin për lojtarin serb

Milani ka hyrë fuqishëm në garë për një nga goditjet më të bujshme të afatit kalimtar të verës, afrimin e Dushan Vllahoviq me parametër zero duke nisur nga muaji korrik. 

Klubi kuqezi po lëviz në prapaskenë dhe kontaktet e para tashmë janë vendosur.

Sipas gazetarit Nicolò Schira, javën e kaluar agjenti i sulmuesit serb, Darko Ristiq, është takuar me Igli Taren për të diskutuar konkretisht mundësinë e operacionit. Në qendër të bisedës kanë qenë si kushtet ekonomike të marrëveshjes, ashtu edhe projekti sportiv i Milanit për vitet e ardhshme.

Drejtuesit kuqezinj synojnë të forcojnë repartin ofensiv me një profil të nivelit të lartë dhe Vllahoviq përfaqëson një mundësi strategjike, sidomos duke marrë parasysh statusin e tij kontraktual.

Milani po studion me kujdes terrenin, ndërsa takimi mes palëve shihet si një hap i rëndësishëm drejt një operacioni që mund të ndryshojë balancat e afatit kalimtar të verës.



Read it all at Bota Sot