Riise për Klopp: Nëse do të kthehet, e shoh mirë në kombëtare

- Bota Sot

Riise për Klopp: Nëse do të kthehet, e shoh mirë në kombëtare

E ardhmja e Jurgen Klopp vazhdon të diskutohet, kësaj radhe mendim jep një ikonë e “Reds”, John Arne Riise. Ish-mbrojtësi norvegjez analizoi mundësinë e kthimit të trajnerit gjerman, duke përjashtuar angazhim të përditshëm te ndonjë klub:

“Nëse do të kthehet, mendoj se do të zgjedhë një kombëtare. Nuk besoj se do të punojë më për ndonjë klub.

E shoh mirë tek Anglia në të ardhmen. Me kombëtaren është angazhim më pak rraskapitës krahasuar me punën e përditshme te një klub, kjo mund t’i përshtatet”.

Riise vuri në pah ndikimin njerëzor dhe profesional të Klopp: “Jurgen e do jetën dhe vë pasion në çdo gjë që bën.

Do të doja ta shihja sërish në veprim për energjinë që shpalos, por trashëgimia e tij është e madhe.

Ka bërë kaq mirë te Dortmund dhe Liverpool sa është e vështirë të imagjinohet më mirë diku tjetër”.

Sipas Riise, tërheqja e Klopp lidhet me shterimin e energjisë, pas përkushtimit total: “Ndoshta është thjesht i kënaqur me arritjet dhe tani dëshiron të merret me interesa të tjera.

Vitet te Liverpool i kanë marrë jo pak; ishte i lodhur fizikisht dhe mendërisht, sepse dha çdo pikë energjie në punën e tij”.



Read it all at Bota Sot