Portieri i Francës, Mike Maignan, mund të jetë te Milani vetëm deri në fund të këtij sezoni.
Siç raportohet në mediat italiane, francezi nuk e ka vazhduar ende kontratën me “kuqezinjtë”.
Kështu, drejtori sportiv – Igli Tare ka filluar “gjuetinë” për gjetjen e një portieri të ri.
“Tuttomercato” raporton që tashmë janë zbuluar disa emra, duke nisur nga Zuziki i Parmës, Caprile i Caglarit dhe Lunin i Real Madridit.
Kujtojmë se gjatë afatit kalimtar të verës, Mike ishte afër t’i bashkohet Chelseat.