Ministri për Çështjet Digjitale në Gjermani, Karsten Wildberger, ka shprehur hapur miratimin e tij ndaj një ndalimi të rrjeteve sociale për fëmijët si ai në Australi.
“Mund të shoh shumë merita në këtë. E konsideroj çështjen e një kufizimi moshe më shumë se të justifikuar”, tha ai.
“Pra, tani pyetja është se si t’u mundësojmë atyre të kenë një zhvillim të shëndetshëm, siç kishin pasur brezat e mëparshëm pa median sociale?”, shton ai.
Wildberger, ish-kreu i konglomeratit të madh të dyqaneve të teknologjis MediaMarktSaturn, është ministri i parë i çështjeve digjitale në Gjermani, transmeton ATSH.
Ndalimi i medias sociale i Australisë për ata nën moshën 16 vjeç hyri në fuqi më 10 dhjetor dhe që atëherë ka nxitur diskutime në shumë vende nëse duhet ta ndjekin.
Ligji australian e bën të paligjshëm që ata nën moshën 16 vjeç të mbajnë llogaritë e tyre në shumë platforma të medias sociale.