Adnan Januzaj po stërvitet në Dubai

- Bota Sot

Adnan Januzaj po stërvitet në Dubai

Adnan Januzaj po përgatiet për tu rikthyer sa më parë në 100 % të formës.

Futbollisti me preardhje nga Kosova sapo ka kaluar një lëndim, por pavarësisht pushimit të Krishtlindjeve, ai nuk ka ndalur punën.

Januzaj ka postuar një video ku shihet duke u stërvitur në Dubai, në ”Apex Football Performance”, një qendër stërvitore e frekuentuar edhe nga Cristiano Ronaldo.

Ai po stervitet vetëm, para se të rikthehet te Sevilla me 28 dhjetor, ku është thirruar seanca e parë stervitore pas pushimit të Krishtlindjeve.

Skuadra andaluziane, ndeshjen e parë për vitin 2026 e zhvillon me 4 janar kundër Levantes.

Adnan Januzaj ka shënuar vetëm dy gola me fanellën e Sevillas këtë sezon, por ka pasur edhe disa lendime që i kanë pamundësuar të ketë minuta të mjaftueshme.



Read it all at Bota Sot