Fesat e fundvitit dhe zgjedhjet në Kosovë, fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës

- Bota Sot

Fesat e fundvitit dhe zgjedhjet në Kosovë, fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës

Fluks i shtuar lëvizjesh është regjistruar në pikën kufitare të Morinës gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas të dhënave zyrtare nga Policia Kufitare dhe Migracioni Morinë, në hyrje të territorit shqiptar janë regjistruar 10 mijë e 684 shtetas, të cilët kanë kaluar kufirin me 4 mijë e 472 automjete.

Ndërkohë, fluksi më i madh është shënuar në dalje. Përgjatë 24 orëve të fundit, nga Shqipëria kanë dalë 12 mijë e 601 shtetas, me 4 mijë e 976 automjete, çka tregon një lëvizje më të theksuar drejt Kosovës.

Autoritetet bëjnë me dije se në pikën kufitare të Morinës po punohet me 12 sportele, si në hyrje ashtu edhe në dalje, për të përballuar fluksin dhe për të shmangur pritjet e gjata.

Sipas burimeve zyrtare, numri më i lartë i qytetarëve në dalje lidhet kryesisht me emigrantët kosovarë, të ardhur nga Italia, Zvicra dhe Gjermania, të cilët kanë zgjedhur të kalojnë tranzit përmes Shqipërisë.

Shumë prej tyre po udhëtojnë për të festuar ndërrimin e viteve, por edhe për të marrë pjesë nesër në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.

Autoritetet kufitare vijojnë të jenë në gatishmëri për të menaxhuar fluksin e lëvizjeve edhe në orët në vijim.



Read it all at Bota Sot