Merkatoja është gati për lëvizje, me hyrje dhe dalje lojtarësh.
Nga ata që mund të largohet është Christopher Nkunku, një nga zhgënjimet e 6 muajve të parë të sezonit.
Vetëm një gol dhe një asist, shumë pak për pritshmëritë që kishte kur u bashkua me Milanin.
Interesimi më i madh vjen nga Turqia. Sipas “La Repubblica”, Galatasaray dhe Fenerbahce e ndjekin sulmuesin francez, me verdhekaltërit që duket se kanë avantazh.
Milani kërkon rreth 35 milionë euro, mbetet të shihet nëse klubeve turke kjo shumë do t’iu duket e pranueshme.
Ka pasur gjithashtu tentativë të butë nga Juventusi, që propozoi një shkëmbim me Gatti, si dhe interesa nga klube angleze. Situata e Nkunku pritet të vendoset në javët e ardhshme.