Muharemi largohet nga klubi i fëmijërisë

- Bota Sot

Muharemi largohet nga klubi i fëmijërisë

Largimet pa vullnet, nuk janë aspak të lehta, sidomos kur bëhet fjalë për klubin e zemrës.

Pa dyshim i këtillë është edhe largimi i Suhel Muharemit, që i doli në ndihmë klubit në momentet më të vështira.

Kur FC Shkupi ishte thuajse në kolaps, Muharemi vendosi ti bashkohet klubit të zemrës, duke marrë rolin e liderit. Ai nuk u mendua dy herë, edhe pse ishte në dijeni se skuadra mezi po mbijetonte.

Suheli, edhe pse vetëm 24-vjeç, në ato momente veproi si një njeri shumë i pjekur, një njeri me kulturë të lartë familjare, një njeri me vyrtyte të larta, që iu përgjigj klubit të fëmijërisë, njëjtë sikurse ushtari që i përgjigjet vatanit të tij kur është në rrezik.

Vendimi i tij për t’iu bashkuar FC Shkupit në fillim të muajit korrik u mirëprit nga shumë tifoz të skuadrës nga Çairi, njëjtë sikurse u mirëprit edhe largimi i tij, kjo pasi të gjithë duhet ta kuptojmë se në fund të fundit futbollistët luajnë për një pagë, se edhe futbollistët kanë familje, se edhe ata duhet të mendojnë anën financiare, që për fat të keq te FC Shkupi, është shumë, shumë e rëndë.

Mbi të gjitha shkrimi i tij emocional na bën ta kuptojmë, se largimi i Muharemit nuk është me vetëdëshirë, ndërsa më së miri këtë e dëshmojnë edhe fjalët: “Asnjëherë lamtumirë, vetëm mirupafshim".



Read it all at Bota Sot