Sulmuesi i Shqipërisë gabon nga 11-metërshi

- Bota Sot

Sulmuesi i Shqipërisë gabon nga 11-metërshi

Bodrumspor po luan ditën e sotme në transfertë ndaj skuadrës së Sariyer në Ligën e Parë turke.

Përballje kjo e vlefshme për javën e 19-të të kampionatit, me Taulant Seferin që ëhstë bërë menjëherë protagonist.  

Sulmuesi i Kombëtares mori përsipër të gjuajë penalltinë e fituar nga skuadra e tij, minuta e 18-të.

Por fati nuk ishte me ish-futbollistin e Tiranës, i cili pavarësisht përqendrimit maksimal para goditjes, sërish nuk ia doli dot të mposhte portierin kundërshtarë.

Seferi u ndal nga rivali, duke i hequr kështu mundësinë skuadrës së tij për të kaluar në avantazh. Ndërkohë sa i takon sulmuesit shqiptar, në këtë sezon ka luajtur në 20 ndeshje dhe ka mundur të shënojë 10 gola dhe ka asistuar në 4 raste të tjera



Read it all at Bota Sot