Fenerbahçe tenton goditjen e madhe

- Bota Sot

Fenerbahçe tenton goditjen e madhe

Si para çdo sesioni të merkatos, tek Interi diksutohet e ardhmja e Davide Frattesi.

Shpërthimi i shumëpritur i mesfushorit me Chivu në stol nuk erdhi. Ai po luan pak jo vetëm për shkak të problemeve fizike, kështu që në janar mund të largohet.

Me të ardhurat nga shitja e tij Interi mund të financojë merkaton. Spalletti e do Frattesi te Juventusin, edhe Napoli e Roma e kërkojnë, por një ofertë e majme vjen nga Turqia.

Fenerbahçe synon të bëjë një goditje të madhe për mesfushën, duke investuar 40 milionë euro.

Klubi nga Stambolli, i dyti në renditje, është i hapur për formulën e huazimit me të drejtën e blerjes, që është e preferuara e zikaltërve, pasi do të siguroheshin për arkëtimin e një shumë të konsiderueshme, për ta investuar më pas për përforcimin e krahut të djathtë. Për Marco Palestra Atalanta kërkon rreth 40 milionë euro.

Fenerbahçe kërkon të blejë, Interi kërkon të shesë dhe lojtari dëshiron të luajë në vazhdimësi. Gjithçka ok? Jo plotësisht, sepse mesfushori nuk është i bindur nga destinacioni turk, ai do të qëndrojë në Itali për t’i luajtur më mirë “kartat” e një grumbullimi të mundshëm në Botëror.



Read it all at Bota Sot