Henrikh Mkitarjan tregon se si Cristian Chivu ka rikthyer energjinë dhe besimin brenda Interit pas një sezoni rraskapitës me 63 ndeshje dhe humbjen e finales së Champions-it.
Sipas tij, trajneri ka rindërtuar mentalitetin fitues pa prishur identitetin e trashëguar nga Simone Inzaghi, duke fokusuar skuadrën te e ardhmja dhe uniteti.
Mesfushori armen Henrikh Mkitarjan e përshkruan fillimin e sezonit si një fazë “mes dritash dhe hijesh”, duke pranuar se Interi mund të kishte marrë më shumë rezultate, por nënvizon se ekipi mbetet në garë për çdo objektiv.
“Kemi detyrimin moral të synojmë maksimumin”, thotë Mkhitaryan, duke theksuar se bilanci i vërtetë bëhet vetëm në fund.
Pika kyçe e rrëfimit lidhet me pasojat emocionale të sezonit të kaluar, të mbyllur me 63 ndeshje dhe humbjen në finalen e Champions-it.
“Skuadra ishte e zbrazur psikologjikisht. Ishim të gjithë me kokën ulur”, shprehet ai, duke e cilësuar atë periudhë si një barrë të rëndë mentale për grupin.
Në atë moment hyri në skenë Cristian Chivu, i cili sipas Mkhitaryan, mori një skuadër të plagosur emocionalisht dhe zgjodhi të ndërhyjë para së gjithash në aspektin psikologjik. “Ai e dinte çfarë po përjetonim. Na dha energji, na riktheu besimin dhe na bëri të kuptonim se vetëm e ardhmja është në dorën tonë.”
Mkhitaryan thekson se Chivu nuk tentoi të fshinte punën e bërë prej vitesh nga Inzaghi, por ndërtoi mbi të.
“Ai nuk erdhi për të bërë revolucion.
Kuptoi çfarë duhej ruajtur dhe çfarë duhej ndryshuar. Na bashkoi dhe na bëri të besojmë sërish se bashkë mund të arrijmë çdo gjë.”, shprehet mesfushori
Në fund, 36-vjeçari flet edhe për sfidën ndaj moshës: “Ajo që bëre dje nuk vlen më. Duhet të tregosh çdo ditë se je gati.”, thotë duke shtuar se vazhdon të japë maksimumin falë stafit dhe grupit, duke synuar të mbetet një nga shtyllat e skuadrës.