Manchester City kthehet me tre pikë të mëdha, duke i shkaktuar humbje me rezultat 2:1 Notinhgam Forestit.
Futbollisti Reijnders shënoi në minutën e 48-të pas asistimit të Cherkit.
Gëzimi qe jetëshkurtër për udhëtuesit, pasi që Nottingham Forest kundërpërgjigjet shpejt e duke barazuar rezultatin.
Hutchinson ka barazuar rezultatin në minutën e 54-të.
Në finish të përballjes Manchester City siguroi fitoren me rezultat 2:1 ndaj Nottingham Forestit, duke iu falënderuar golit të futbollistit Cherki në minutën e 83-të.
Pas javës së 18-të të Premier League, Manchetse City kryeson me 40 pikë, një pikë e një ndeshje më shumë se Arsenali në pozitën e dytë. Nottingham Forest është në vend të 17-të me 18 pikë.