Trajneri 44-vjeçar i ekipit të futbollit të femrave Valencia, Fernando Martín, po udhëtonte me familjen e tij në një varkë turistike që u fundos pranë ishullit Padar, në lindje të Balit.
Midis të vdekurve ishte Martin dhe tre fëmijët e tij, të moshës 12, 10 dhe 9 vjeç, ndërsa nëna konfirmoi se ata ishin bllokuar në varkë.
Fernando Martín, trajneri i ekipit të femrave Valencia B, dhe tre nga fëmijët e tij vdesin në një anije në Indonezi
Fernando Martín ishte me pushime me familjen e tij.
Gruaja dhe vajza e tij u shpëtuan. Valencia CF ka konfirmuar vdekjen e trajnerit dhe tre prej fëmijëve të tij.
“Fernando Martín, trajneri i ekipit të femrave Valencia B, dhe tre nga fëmijët e tij vdesin në një anije të fundosur në Indonezi.
Trajneri humbi jetën së bashku me tre nga fëmijët e tij që ishin bllokuar në kabinën e varkës, nga e cila u shpëtuan gruaja dhe vajza tjetër e tij”, shkruan media spanjolle “AS”.
“Tragjedia bëri që vetëm nëna dhe vajza e saj më e vogël, shtatë vjeç, mbijetuan", thanë burime pranë familjes për median spanjolle El Mundo”.
“Valencia CF janë thellësisht të pikëlluar për ndarjen nga jeta të Fernando Martín, trajnerit të Valencia CF Femenino B, dhe tre fëmijëve të tij në një aksident tragjik me varkë në Indonezi, siç konfirmohet nga autoritetet lokale.
Në këtë kohë tejet të vështirë, Klubi dëshiron t’i shpreh ngushëllimet më të thella dhe mbështetjen e plotë familjes, miqve dhe kolegëve të tij në Valencia CF, Valencia CF Femenino dhe Akademisë VCF”, thuhet nga klubi.