Skuadra e Como-s ka shënuar fitore me rezultat 3:0 në konak të Lecce-s, në takimin e javës së 17-të në Serie A.
Reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, është prej më të mirëve në këtë përballje.
Vojvoda u shqua me dy asistime duke kontribuar në fitoren e madhe.
Futbollisti nga Kosova u paraqit 84 minuta.
Vojvoda asistoi në golin e epërsisë ku shënoi Paz në minutën e 24-të.
Futbollisti Vojvoda sërish asistoi në golin e dytë, Ramon realizoi për 0:2.
Në minutën e 75-të Douvikas i dha goditjen shkatërruese Lecces, 0:3.
Futbollisti Ylber Ramadani është duke luajtur nga minuta e parë për Leccen.
Como është në vend të gjashtë me 27 pikë e Lecce në të 16-tin me 16.
Lecce është në presion të rezultatit në kuadër të javës së 17-të në Serie A.