Seferi i pafat

- Bota Sot

Seferi i pafat

Bodrumspori u mposht paraditen e sotme nga Sariyer me rezultatin 1:0, në duelin e vlefshëm për javën e 19-të të Ligës 1 turke, ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kombëtares, Taulant Seferi dhe Arlind Ajeti.

Sulmuesi 29-vjeçar ishte i pafat në minutën e 18-të, teksa gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, duke i mohuar avantazhin miqve.

Në minutën e 26-të, Seferi u ndëshkua edhe me karton të verdhë duke humbur kështu duelin e radhës në kampionat.

Vendasit gjetën golin në minutën e 51-të me Urie, teksa në minutën e 85-të, rrjetën e tundi edhe Arlind Ajeti, por goli i mbrojtësit shqiptar u anulua nga VAR-i për faull.

Bodrumspori regjistroi kështu humbjen e pestë në kampionat, teksa mban vendin e katërt me 32 pikë në 19 ndeshje, 4 më pak se kryesuesit e Pendikspor, që kanë edhe një ndeshje më pak.



Read it all at Bota Sot