Fëmijët e Diogo Jota-s shoqëruan lojtarët e Liverpoolit dhe Wolves

- Bota Sot

Fëmijët e Diogo Jota-s shoqëruan lojtarët e Liverpoolit dhe Wolves

Kangjellat rrethuese në Anfield u thyen kur dy fëmijët e të ndjerit Diogo Jota dolën në fushë së bashku me lojtarët e të dyja ekipeve. Kanë kaluar disa muaj që kur Diogo Jota humbi jetën në një aksident me makinë në Spanjë, së bashku me vëllain e tij Andre Silva.

Liverpool dhe Wolves u përballën ditën e shtunë në Premier League dhe natyrisht, emocionet ishin shumë të mëdha për të dyja ekipet. Dy djemtë e Diogo Jota-s hynë në fushë duke mbajtur maskotat e ekipit, në një gjest simbolik dhe thellësisht prekës në nder të sulmuesit të ndjerë portugez.

Stadiumi u ngrit në këmbë, me duartrokitjet që zgjatën disa sekonda, ndërsa një banderolë me fytyrën e Jota-s u shpalos në tribuna, duke kujtuar trashëgiminë e madhe që ai la për të dy klubet. Gruaja e Diogo Jota, Rute Cardoso, ishte gjithashtu në fushë, e cila u emocionua pa masë.

Në minutën e 20-të, i gjithë stadiumi u ngrit në këmbë për të duartrokitur, pasi numri 20 ishte ai që mbante sulmuesi portugez gjatë gjithë karrierës së tij.



Read it all at Bota Sot