Al-Nassr ka marrë fitoren e 10-të rresht në po kaq javë në kampionat këtë sezon.
Al-Nassr fitoi në shtpëi 3:0 ndaj Al Okhdood, ku protagonisti kryesor ishte Cristiano Ronaldo me dy gola të shënuar.
Ylli portugez shënoi fillimisht në minutën e 30-të, duke zhbllokuar shifrat e takimit. Në fund të pjesës së parë, Cristiano Ronaldo shënon një gol tejet të bukur me finte, pas asistit të Marcelo Brozoviq.
Ky ishte goli i 957-të në karrierën e CR7.
Në minutën e 66-të, portugezi shënoi edhe golin e tretë personal, por u anullua për pozicion jashtë loje. Në fund të takiit, ishte Joao Felix që vulosi fitoren 3-0 për Al Nassr.