Isak do të mungojë gjatë

- Bota Sot

Isak do të mungojë gjatë

Duke qenë se Alexander Isak pritet të mungojë për një kohë të gjatë, Liverpool është i detyruar të ndërhyjë në sulm gjatë merkatos së janarit.

“CaughtOffside” zbulon se një nga emrat që ka fituar shumë terren ditët e fundit është ai i Goncalo Ramos, sulmuesit të PSG-së.

Portugezi i cili ka shënuar 9 gola në 23 ndeshje me francezët në të gjitha kompeticionet këtë sezon, nuk është titullar dhe mesa duket është i “lodhur” me minutat e pakta të vëna në dispozicion nga Luis Enrique.

Synimi i Liverpool-it është ta sigurojë Goncalo Ramos në formë huazimi deri në fudn të sezonit, ndërsa te PSG janë më shumë të interesuar për shitjen direkt të lojtarit. Vlera e tij në treg është rreth 40 milionë euro.



Read it all at Bota Sot