Sulmuesi i tremb të gjithë pas përplasjes së rëndë

- Bota Sot

Sulmuesi i tremb të gjithë pas përplasjes së rëndë

Fiorentina u mposht sot në transfertë nga Parma. Mjaftoi një gol në javën e 17 të Seria A.

Momente paniku pati në minutat e fundit të ndeshjes. Roberto Pikoli, lojtar i Fiorentinës, i shqetësoi të gjithë duke u rrëzuar në tokë pas një përplasje brutale.

Sulmuesi i Fiorentinës u rrëzua pikërisht në zonën e Parmës. Regjia nuk i shfaqi pamjet, ndërsa stafi mjekësor mori kohën e tij.

Për fat, Pikoli u bë mirë më pas. Goditja në gjoks nuk ishte serioze dhe lojtari u ngrit vetë në këmbë për t’u larguar nga fusha e blertë. Për këtë mori edhe duartrokitjet e publikut vendës.



Read it all at Bota Sot