Në ndeshjen e javës së 17-të të Serie A, Lazio arriti një rezultat të hidhur, 1:1 në fushën e Udineses.
Pas një pjesë të parë pa shumë raste, golin e avantazhit për bardhekaltrit e realizoi Matías Vecino në minutën e 80-të me një goditje nga jashtë zone që u devijua nga Solet.
Gjithsesi, në minutën e 95-të, Davis barazoi rezultatin me një goditje të bukur me të majtën, pas një kontakti të dyshimtë me dorë, duke shkaktuar polemika në fushë.
Me këtë rezultat, Lazio nuk arrin të hyjë në zonën që mund të çojë në Europë dhe mbetet pas në garën për Kupat e Europës.
Trajneri Maurizio Sarri u shfaq i zhgënjyer pas ndeshjes, duke theksuar se ekipi duhet të jetë më i kujdesshëm deri në sekondat e fundit.