Liverpool vazhdoi serinë pozitive në Premier League, duke mposhtur Wolves 2:1 në shtëpi, falë një goli vendimtar të Florian Wirtz, i cili shënoi për herë të parë me fanellën e Reds.
Wirtz dyfishoi avantazhin e Liverpoolit pas golit të parë të Ryan Gravenberch në pjesën e parë, ndërsa Wolves reagoi me golin e Santiago Bueno nga një situatë standarte në minutat e para të pjesës së dytë.
Megjithatë, Liverpool arriti të ruajë avantazhin dhe të marrë katër fitore radhazi në të gjitha garat.
Pas ndeshjes, Wirtz shprehu kënaqësinë e tij për golin e parë:
“Ishte një ndjenjë shumë e bukur të jem në fushë me tifozët rreth e rrotull. Jam shumë i lumtur dhe ende ndihem kështu,” tha mesfushori.
“Isha i sigurt se një ditë do të shënoja.
Doja të filloja më herët me gola dhe asistime, por ndodhi kështu dhe duhet ta pranoj.
Thjesht e di që do të vijë dhe unë vazhdoj të përpiqem.”
Wirtz gjithashtu komentoi lojën e skuadrës:
“Luajtëm një pjesë të parë fantastike. Humbëm ndeshjen dhe e rikuperuam.
Të gjithë punuan shumë. Në 20 minutat e fundit, e bëmë pak të vështirë për veten. Nuk mund ta shpjegoj pse.
Duhet ta ndryshojmë këtë.”
Liverpool duket e vendosur të luftojë për vendet e para dhe Wirtz pritet të luajë rol kyç në objektivat e sezonit.